Vjedhje në fshatin Bellovisht të Gostivarit

Pesëdhjetë e dy vjeçari nga fshati Bellovishtë i Gostivarit dje (3 tetor) ka raportuar se ditën në mes orëve 5:45 minuta dhe 6:20 minuta, autorë të panjohur kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nag atje kanë marrë me vete në çantë në të cilën ka pasur 750 euro dhe 21 mijë denarë, kështu që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një përfitim total të pasurisë së vlerësuar në rreth 67 mijë denarë, njfton SPB e Tetovës.

Raportuesi, përndryshe në atë kohë ka qenë në banjo, ndërsa gruaja e tij ka qenë duke fjetur dhe nuk i ka verejtur.
Na ana e policisë është kryer ekspertizë ligjore dhe po punohet per zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen autorët.