Dje (tetor 3) rreth orës 12:00 në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të pikëpagesës në Gostivar ka ndodhur aksident ku janë përfshirë dy automjetet me tagra të Gostivar të markës “Fiat Punto” , të cilën pa leje adekuate e ka drejtuar 18-vjeçari A.Z. nga fshati Dobridol dhe makinës së markës “Golf”, e drejtuar nga 44-vjeçari nga Gostivari A.F.
Të dy shoferët dhe të dy pasagjerët që kanë qenë në veturën e markës “Golf” me automjetin e ndihmës së shpejtë janë transferuar në spitalin e Gostivarit, ku ju është dhënë ndihma mjeksore, pas së cilës janë lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi.
Sipas të dhënave të para nga inspektimi ligjor, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia joadekuate, kurse dëmet materiale llogariten në 100 mijë denarë.
