Arrestohet 24 vjeçari, përdhunon fqinjën

Policia e Korçës ka arrestuar një person pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 20-vjeçare.

Polica ka arrestuar ditën e djeshme shtetasin me inicialet D.P, 24 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20-vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.