Djemtë e Mustafa Nano janë xhematlinjë të Hoxhë Elvis Naçit..

ERMIR HOXHA

Debati i djeshëm në “Opinion” ka marrë vëmendje të veçantë në media gjatë ditës së sotme dhe persona të ndryshëm e kanë argumentuar në mënyra të ndryshme sulmin që Mustafa Nano i bëri imamit Elvis Naçi.Ndër të tjera ra në sy qëndrimi i Elvisit, i cili nuk reagoi në as një moment në të njëjtën mënyrë si Nano, i cili e ofendoi rëndë. Për qëndrimin e imamit, ka dhënë mendimin e tij gazetari Ermir Hoxha.

Sipas Hoxhës, një ndër arsyet kryesore pse Naçi nuk iu kthye me të njëjtën gjuhë Nanos është meraku që dy djemtë e tij dhe nusja e njërit prej tyre, të mos ndiheshin keq. Sipas tij, Mustafa Nano nuk është sfida e komunitetit mysliman.

 

Ja çfarë shkruan Ermir Hoxha në Facebook:

Këshillë shoqërore dhe vëllazërore:

Po vërej një turfullim përzier eufori te një pjesë muslimanësh, karshi Mustafa Nanos lidhur me debatin e mbrëmshëm në Opinion.Nëse Visi – siç ne e thërrasim shoqërisht dhe vëllazërisht po ashtu imam Elvis Naçin, do i kishte renditur Nanos arsyet se përse ai ka shmangur komente negative për të, në krye të tyre do kishte qenë meraku që dy xhematlinj, vëllezër të tij në fe, më saktë dy djemtë e Muçit – njërin prej të cilëve, Edin, e kam personalisht dhe mik, siç dhe vetë Muçin me të cilin na njohën redaksitë e medias këtu e 17 vjet më parë – të mos ndiheshin keq nga opinionet negative për babanë e tyre, përfshirë këtu dhe një motër muslimane, nga ato kokë e këmbë, për vjehrrin e saj.Ndaj dhe, duke iu referuar etikës islame, e cila është mbrujtur me vetëpërmbajtje e durim, kijeni parasysh dhe këtë fakt kur vendosni ta linçoni verbalisht, mbi të gjitha pra, babanë e dy xhematlinjve dhe vjehrrin e një motre.Më së paku, përzgjidhni fjalët për të ndarë personin nga fenomeni. Sepse më së paku, dhe parë thellë-thellë, armiku ynë nuk është Muç Nano dhe ne, si komunitet, sfidat nuk i kemi me Muç Nanon, por me veten; me ato qindra problematike, sidomos të sferës etike, të cilat i vuajmë çdo ditë në jetën tonë komunitare, për të cilat duhet thënë nganjëherë “shyqyr që ata jashtë nesh nuk i dinë të gjitha!”. Qofshi të nderuar!