Katër persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsej gjashtë aksidente trafiku të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre janë shkaktuar dëme materiale.
Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve shtatë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, pesë shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, si dhe 14 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 56 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Janë sanksionuar edhe tetë këmbësorë. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 49 automjete.
