Nuk do t’a besoni se kush është lojtari më i shpejtë në Premier League (FOTO)

Premier League është mbase kampionati që ofron intenzitetin më të lartë të një ndeshjeje të futbollit dhe natyrishtë se lojtarët duhet të japin maksimumin nga vetja për të mbajtur hapin me kundërshtarin, transmeton Sovrani.info.

Së fundi është zbuluar se lojtari më i shpejtë për momentin në Premier League është mesfushori i Manchester Cityt Leroy Sane.

Sane ka kapur shifrat prej 35.48 kilometra në orë në fitoren e Cityt ndaj Chelseat 1-0.

Kujtojmë se Sane ka luajtur në shtatë ndeshje këtë sezon duke realizuar tre gola dhe dy asistime. /Sovrani.info/