Zhurnal mëson: Ali Ahmeti personalisht rrëzon tabelën njëgjuhëshe në Strazhë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka rrëzuar personalisht tabelën njëgjuhëshe të vendosur në Strazhë, mëson ekzkuzivisht Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Marrëveshja mes dy partnerëve të koalicionit që tabelat e reja nëpër autostrada të jenë në dy gjuhë duket se nuk ishte respektuar në Strazhë.

Në një nga ditët e lëvizjes së Ahmetit në atë drejtim me të vënë re se tabela e vendosur është vetëm në një gjuhë e jo në atë shqipe ka zbritur nga makina dhe personalisht ka ndaluar punimet.

Zhurnal mëson se urgjentisht për këtë problematikë ai thëret ministrat e kabinetit qeveritarë të cilët ndërpresin mbledhjen dhe udhëtojnë në vendin e ngjarjes që menjëherë të largohet tabela një gjuhëshe dhe të vendoset edhe ajo në gjuhën shqipe derisa tash në Strazhë figuron tabela në dy gjuhë, trëansmeton Zhurnal.

Ndryshe nga ai “incident” e këndej të gjitha tabletat e vendosura në autostrada janë të dy gjuhë duke respektuar kështu marrëveshjen.