Gruevski i kërkon Mogherinit..

Kryetari i VMRO – DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk u prononcua për takimin që pati me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini. Nërmjet një kumtese për mediat thuhet se gjatë takimit Gruevski ka përsëritur qëndrimin për zgjedhje të reja që vendi të del nga kriza.

“VMRO-DPMNE ka shprehur pakënaqësi nga platforma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe pasojat negative që shkaktohen nga ndërhyrja brutale në punët e brendshme të shtetit fqinj. Gjithashtu është prishur parimi për koalicion “fituesi me fituesin”, thuhet në kumtesën e partisë së Gruevskit.