Tërmet në Shkup dhe Tetovë me epiqendër në Shqipëri

Në orën 15 e 54 minuta është ndjerë një tërmet në Shkup dhe Tetovë. Epiqendra e tërmetit është në 116 km larg Shkupit në Shqipërinë fqinje me një intensitet prej 5.2 shkallësh sipas Rihterit, në thellësi prej 10 km, transmeton Tetova1.

Tërmeti sipas informacioneve nga Stacioni Evropian i matjes së tërmeteve është ndjerë në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi./Tetova1/