Deputeti i Nikolla Gruevskit, Antonio Milloshoski, ka postuar një foto në Facebook, në të cilën shihet se si është pranë deputetëve shqiptarë.
Milloshoski ka zhvilluar një takim me rreth dy vite më parë me deputetet e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës, informon “INA”.
Ai e ka postuar këtë foto si të veçantë, për të cilën ka marrë edhe komente të ndryshme.
Kujtojmë se Milloshoski sot është një nga deputetët më të zëshëm kundër deklaratës së partive shqiptare, përmes së cilës kërkohet avancimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. /albeu.com/
