Maqedonia ka shënuar një rritje të numrit të vdekjeve foshnjore, e cila sipas raportit më të fundit, ka ardhur për Shkak të sensibilizimit të dobët të të rinjve dhe me shëndetin e tyre seksual, transmeton Gazeta Express.
“Kemi rritje të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, nivel shumë të lartë të vdekjes perinatale krahasuar me nivelin evropian, nuk kemi qasje deri tek kontraceptivët, niveli i informimit tek të rinjtë për shëndetin seksual është shumë i ulët, kemi urrejtje, homofibi”, tha Drashko Kostovski. Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, në një konferencë për media ku prezantuan këto rezultate, nuk lejuan pyetje nga gazetarët dhe paralajmëruan plan aksioni për zbatimin e Strategjisë për shëndet seksual dhe reproduktiv, shkruan “AlsatM”.
“Procesi është në zhvillim e sipër, synimi final është që të realizohet një plan aksioni për shëndetin seksual dhe reproduktiv deri në vitin 2020 dhe kuptohet strategjia të mos harrohet”, tha Sanja Sazdovska, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë./
