Në korrik të vitit 2000, vëllezërit Haradinaj do të përfshiheshin në një përleshje të armatosur. Kësaj here jo me serbët, por me një familje rivale nga fshati Strellc i komunës së Deçanit.
Gjithçka kishte filluar për motive të ulta mes dy familjeve rivale dhe përplasjeve të tyre politike.
Ish-komandanti i UÇK-së, që tani kishte veshur frakun e politikanit bashkë me disa bashkëluftëtarë të tij, përfshirë edhe vëllain Daut Haradinaj, do të mësynin shtëpinë e rivalëve të tyre të vjetër në Strellc të Deçanit, shkruan Konica.al.
Vazhdimi i historisë ishte një luftë ireale kaubojsh si në Wild West: prej përleshjeve fizike e deri të shtënat me armë dhe hedhja e një granate.
Përfundimi ishte tronditës: pati disa të plagosur, përderisa Ramush Haradinaj, përveç mavijosjes së syrit të djathtë, mori plagë të shumta.
Një helikopter i KFOR-it italian do të bartte Haradinajn deri në kampin ushtarak të Bondsteel-it, ku do t’i ofrohej trajtim mjekësor.
Associated Press që kishte raportuar si i pari medium nga vendi i ngjarjes sjell pamje tronditëse nga skena e luftimeve mes dy grupeve rivale.
”Rivaliteti mes dy grupeve zanafillon qysh para luftës – kjo nuk është hera e parë që agresioni i Ramushit dështon”, thuhet në Kosovë. në kronikën e këtij mediumi të përgatitur për këtë rast.
Ramush Haradinaj është kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
