Opservatori sizmologjik në suaza të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, sot ka regjistruar një tërmet ku epiqendra e të cilës gjendet 110 km në perëndim të Shkupit, në Shqipëri, transmeton Tetova1.
Tërmeti është ndjerë në orën 12 e 30 minuta me 4.3 shkallë sipas Rihterit. Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë më fuqishëm në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, në Dibër dhe në Gostvar me intensitet prej IV-V shkallës sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.
Në Shkup dhe në pjesët jugperëndimore të territorit të Republikës së Maqedonisë, në Kërçovë, Tetovë, Ohër dhe Manastir tërmeti është ndjerë me intensitet prej III shkallësh./Tetova1/
