Ndahet kulaçi qeveritar, ja cilat pozita i takojnë BDI-së dhe Aleancës

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve të zëvendës-ministrave dhe sekretarëve shtetërorë, transmeton Gazeta Express.

Ende mbetet jo-zyrtarisht andaj dhe emrat nuk bëhen të ditur akoma, por sipas informacioneve konfidenciale, lista e emrave për këto pozicione do të mësohet këtë fundjavë. Burime partiake për TV21 konfirmojnë se për BDI janë rezervuar 4 poste të zëvendës-ministrave përderisa për Aleancën për Shqiptarët janë rezervuar 2 të tilla.

BDI do të ketë këto poste të zëvendës-ministrave:Zv/ministër i Punëve të BrendshmeZv/ministër i ArsimitZv/ministër i MbrojtjesZv/ministër i Financave

Ndërsa, Aleanca për Shqiptarët do të ketë këto poste:

Zv/ministër i Transportit dhe lidhjeveZv/ministër i Punës dhe politikës SocialeBDI gjithashtu do të ketë 4 sekretarë shtetërorë edhe atë në Ministritë e Kulturës, Bujqësisë, Shoqërisë Informatike dhe në Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit. Sakaq, Aleanca për Shqiptarët do të menaxhojë me postet e sekretarëve shtetërorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Minsitrisë së Drejtësisë.

Sipas informacioneve këto poste do të votohen në Kuvend gjatë javës së ardhshme.