Ish-kryeministri Nikolla Gruevski herët në mëngjes u paraqit në gjykatë për rastin “TITANIK”. Ishte në shoqëri të katër avokatëve, raporton Televizioni SHENJA. Ai akuzohet për për keqpërdorimin e mjeteve për fushatë politike dhe cenim të të drejtës për votë. Prokuroria Speciale Publike insiston në paraburgosjen e Gruevskit, për shkak se siç theksohet, ai ka shumë para dhe udhëton shpesh dhe kjo është ngjallë frikën se mund të arratiset jashtë vendit dhe ta sigurojë ekzistencën atje.
Por, mbrojtja e Gruevskit vlerëson se ai deri tash ai nuk ka treguar indikacione se mund të ikë, ka udhëtuar shpesh deri tani por është kthyer sërish.
PSP si argument shtesë për mundësinë e ikjes e dha mospërgjigjen e Gruveskit në ftesat e PSP-së.
Avokatët e Gruevskit thonë së provat e dorëzuara në gjykatë së bashku me aktakuzën, janë dorëzuar vonë në orën 21:00, ndërsa ligji obligon që një gjë e tillë duhet të bëhet gjatë orarit të punës, saktësisht deri në orën 16:00. Prandaj, kërkojnë që akuza të refuzohet dhe të konsiderohet e pavlerë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

