Sulmohet i riu në Tetovë

Dje pasdite (13 shtator) rreth orës 18:00, në spitalin klinik të Tetovës u dërgua 21 vjeçari I.S. nga Tetova me lëndime të rënda në fytyrë -hundë të thyer.

Një person i pa njohur e ka thirur I.S.për ta pyet diçka, pasi ai është afruar, është sulmuar fizikisht nga i panjohuri i cili pastaj është larguar ngta vend ngjarja.

Pas ndihmës së dhënë mjekësore, i lënduari I.S. është mbajtur për vëzhgim të mëtejshëm. Masat dhe aktivitetet janë ndërmarrë për të pastruar rastin dhe për të gjetur sulmuesin e raportuar.