Amir Elezi vulos fitoren në Tearcë (FOTO)

Mbrëmë në vazhdën e takimeve me banorët e komunës së Tearcës Levizja Besa në krye me Amir Elezin mbajtën tubimin e tyre në fshatin Tearcë.

E mbushur përplotë salla me simpatizant dhe përkrahës i dhanë Besën Amirit se do ta përkrahin deri në fund.

Amiri gjatë fjalimit të tij u Zotua dhe dha Besën e shqiptarit se do jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve të komunës së Tearcës 24/7 h .

Amiri premtoi çerdhe dhe parqe dhe arsim të çliruar nga kthetrat e pushtetit dhe lirimin njëher e përgjithmonë nga zaptimi i institucioneve nga ushtarët partiak dhe nepotizmi .

Fjalën e mori edhe bartësi i listës Amet Imeri ku premtoi se do të jenë shërbëtorë të banorëve.

Gjatë tubimit të mbrëmshëm mysafir nderi ishin edhe antarët e kryesisë qëndrore Skender Rexhepi-Zejdi, Arianit Hoxha edhe Daim Luçi.