Behgjet Pacolli do investojë 50 milion euro në Çair?

“Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Çair. Sapo përfunduam takimin miqësor me Behgjet Pacollin dhe ekipin e tij me lajme shumë pozitive për Komunën e Çairit”, ka shkruar deputeti Izet Mexhiti në facebook informon portali “tetova1”.

Deputeti Mexhiti në vazhdim ka dhënë edhe detaje për këtë investim që pritet ta bëjë afaristi kosovar Bexhet Pacolli.

Reklame

“Pas bisedimeve intenzive në periudhën e kaluar arritëm marrëveshje për investim strategjik në Çair në vlerë prej 50 milionë eurove. Ky investim parashikon ndërtimin e 12 garazhave me kate dhe mbi 3000 vende parkimi.

Kjo përgjithmonë do ta zgjidh problemin kryesor të Çairit. Legjislacioni i RMV-së parashikon shpalljen e këtyre investimeve strategjike me ligj të posaçëm” ka shkruar deputeti Izet Mexhiti ne rrjetin social facebook./tetova1/