Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka goditur partinë “E Majta” (Levica), lidhur me qëndrimet e saj kundërthënëse dhe fyese ndaj të drejtës së shqiptarëve për nënvizimin e etnitetit shqiptar në letërnjoftime.
“Shoh që #Levica vazhdon me “sfungjer” ideologjinë. Në vend që të bëjnë ndonjë propozim progresiv se si të shkohet përpara, ata ende po bëjnë vazhdojnë me komunizmin e tyre.
Reklame
Nëse propozimi i #BESA-s për përkatësinë etnike në kartat e identitetit është primitivizëm, atëherë nuk ka asnjë fjalë në fjalor për të shpjeguar se sa e dëmshme është e gjithë ideologjia e #Levicës.”, reagoi Hoxha.

