Auckland, është një qytet në Zelandën e Re, që u listua ndër vendet më të mira për të jetuar në të, që pas përballjes me pandeminë.
Këto të dhëna u morën në bazë të kujdesit shëndetësor, infrastrukturës dhe edukimit në vend.
Qytetet evropiane ranë për shkak të pandemisë, por siç duket Australia, Japonia dhe Zelanda e Re, u ngritën.
Këto ishin ndër vendet që kanë mundur të minimizojnë rastet e reja dhe të largojnë masat ndaluese sa më herët të jetë e mundur.
Auckland u listua e para, duke vazhduar më pas me qytetin Osaka në Japoni, Adelaide në Australi, Wellington një tjetër qytet në Zelandën e Re, si dhe kryeqyteti i Japonisë, Tokyo./