Lëvizja BESA ka dorëzuar Listën për Këshilltarë me të cilën do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Komunën e Tearcës.
Listës do ti prijë Amet Ziberi nga fshati Odër, informon portali “tetova1”.
Numri dy në listë është Rami Selmani nga Nerashti kurse numri 3 në listë shtë Nesrin Qazimi nga fshati Përshefcë.
Përndryshe kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar komune në Tearc është Daut Memishi nga fshati Sllatinë. /tetova1/

