Përderisa shumë shkolla përballen me mungesë të sapunëve nëpër tualete, Shkolla “Eqrem Çabej” në Neproshten madje nuk ka as tualet brenda objektit shkollor. Si në mesjetë, tualeti i shkollës ndodhet 80m larg objektit dhe në gjendje të keqe.
“Edhe pse slogani i shkollës fillore “Eqrem Çabej” këtu në fshatin Neproshten është pastërtia është shëndet, megjithatë nga mos kujdesi i institucioneve si Komuna po ashtu edhe Ministria është e pamundur që arsimtarët dhe nxënësit e kësaj shkolle të kenë përballë pastërtinë në tualetet e shkollës që janë 80 metra larg objektit shkollor”
Largësia e tualeteve nuk problemi i vetëm që ka kjo shkollë fillore, por gjendja në të cilën janë këto tualete.
Përgjegjësi i shkollës thotë se tualetet në gjendje të këtillë janë për vite me radhë, edhe përkundër kërkesave të shumta të drejtorisë së shkollës për rregullimin e tyre.