Sigurimi i liderëve
Siguria është shumë e rëndësishme për liderët pasi ata gjithmonë janë të rrezikuar.
Edhe nëse nuk ndjehen të rrezikuar, sigurimi i shteteve është shumë syhapur për këtë
temë. Edhe nëse liderët nuk duan të jenë të rrethuar nga bodyguard, atëherë ata do të
qëndrrojnë rreth liderëve në një perimetër më të gjërë pasi puna e tyre është siguria e
liderit. Për këtë janë intervistuar edhe shumë politikanë ku kanë thënë se nuk ndjehen
të rrezikuar e as nuk duan të kenë sigurim por këtë e parasheh protokolli shtetëror për
siguri.
Interesant është fakti se edhe para se të marrin pjesë politikanët në ndonjë objekt ku
do të realizohet takimi apo vizita, departamenti i sigurisë shkon tek vendi dhe
kontrollon të gjithë objektin për rreziqe potenciale.
Disa liderë kanë edhe mjete të rënda lufte me vete kur shkojnë nëpër takime apo
tubime. Me këtë, harxhohen mijëra euro nga buxheti i shtetit.
Në vazhdim do të diskutojmë për sigurinë e 10të liderëve botërorë ndërsa do të
mundohemi edhe të ju sjellim pamje që nuk janë parë më herët.
1. Sigurimi i Recep Tayyip Erdogan
Erdogan mund mos të ketë sigurimin më të madh në numër, me aq sa dihet numri real
i sigurimeve botërore por 60 burra që janë të gatshëm të ruajn presidentin turk, të cilët
në media quhen "burrat me mustaqe". Pamja e tyre është e frikshme dhe ata janë të
trajnuar të mos bëjnë asnjë kompromis kur është në pyetje siguria e presidentit
Erdogan. Ata janë të gatshëm edhe të vdesin për të. Kujtojmë se ata patën një konflikt
me qytetarë amerikan në Vashington të cilët protestonin kundër presidentit turk.
Në vizitinë e tij në Greqi në vitin 2017, sigurimit të Erdogan prej 60 burrave iu
bashkangjitën edhe 100 oficerë të policisë turke dhe 3000 policë, snajperistë dhe
ushtarë grek për të rritur nivelin e sigurisë deri në nivel që asnjëherë nuk kishte qenë
në Atinë të Greqisë.
2. Shinzo Abe
Shinzo Abe është politikan që më gjatë ka shërbyer si kryeministër i Japonisë.
Fillimisht nga viti 2006-07 dhe pastaj nga viti 2012-20. Edhe pse Japonia njihet si
shtet ku politikanë janë shumë të vendosur që të punojnë për popullin dhe mos të
vjedhin nga qytetarët duke shërbyer në ndonjë pozitë zyrtare, edhe Abe ka pasur
sigurim dhe bodyguard marramendës.
Kur udhëton Abe jashtë shtetit, duhet që të angazhohet një ekip prej 9000 vetave, prej
tek kuzhinieri deri tek snajperistët. Të gjithë në këmbë për sigurinë e tij. Ai këtë nuk e
ka arsyetuar por ka thënë se nuk mund të ndryshojë rregullat e sigurisë së shtetit. Ai
ka kërkuar nga sigurimi i shtetit vetëm një detaj, që mos bllokojnë trafikun kur kalon
ai, pasi sipas tij, kjo është një shkelje e lirisë së lëvizjes tek qytetarët.
3. Siguria e Kondes, president i Guineas
Për dallim nga Abe i Japonisë, Konde i Guinesë ka marrë rol autoritar ndaj cdonjërit
që nuk është me të. Ai e kishte urdhëruar sigurimin e tij të luftonte me orë të tëra për
ta mbrojtur atë dhe udhëheqësinë e tij nga sulmet e opozitës që tentuan rrëzimin e tij.
Sigurimi i Alpha Conde ishte shumë i vrazhdë edhe me gazetarët e pavarur duke i
kërcënuar dhe rrahur. Departamenti i mbrojtjes së Kondes e mbante emrin "Beretat e
Kuqe" kurse në vitin 2016 kishin rrahur një reporter, vetëm se kishte bërë një foto të
Kondes duke dalë nga Kuvendi. E trishtë dhe aspak e hijshme… Ai më nuk është
president i Guinesë.
4. Sigurimi i Princeshës Elizabet II
Princesha Elizabet ka dy lloje të sigurimeve. Ata që ne i shohim dhe janë shumë
interesantë, për shkak të veshjes dhe lëvizjes. Dhe, ata që ne nuk i shohim dhe janë të
gatshëm që edhe të japin jetën për princeshën. 24 orë për 365 ditë dhe cdo sekond,
qindra oficerë e ruajnë Buckingham Palace.
Ekipi që e ruan mbretëreshën gjërat i marrin shumë seriozisht dhe për këtë ajo duket
se është duke lëvizur e vetme por "engjujt mbrojtës" janë gjithandej. Sigurimi i saj
është në formë të orës dhe kujdeset për jetën e saj në perimetër prej 5-10 metër, ngado
që ajo lëviz.
Sipas analistëve të sigurisë, vdekja e Princeshës Dajana nuk do të ndodhte nëse ajo do
të kishte rreth saj sigurimin e tanishëm të Princeshës Elizabet.
5. Sigurimi i Xi Jinping
Mos u habisni, pasi Xi Jinping në Kinë është gjithcka dhe ku shkon ai nuk dëgjohen
as zogjtë pasi rreth tij mbretëron një siguri e qetësi totale. Disa ditë para se Xi Jinping
të shkojë diku për vizitë, ai vend kontrollohet detajisht. Nuk ka më shumë detaje rreth
sigurimit të tij pasi Kina është vend komunist dhe askush nuk flet për detaje, por një
gjë dihet, kur Xi Jinping del jashtë shtetit për vizita zyrtare shihet gjithcka rreth
mënyrës se si ruhet i gjithëfuqishmi i Kinës.
Gjatë një vizite të tij në Hong Kong në vitin 2017, 11 mijë oficerë u kujdesën për
sigurinë e tij. Raportohet se sigurimi i tij kërkoi që edhe ajri të mos ndotet në vendet
ku do të ec lartëmadhëria e tij.
6. Siguria e Princit Mohammed bin Salban të Arabisë Saudite
Edhe pse mungesa e qasjes deri tek informacioni, e bënë të paqartë numrin e sigurimit
të princit Mohammed bin Salban të Arabisë Saudite, në botë njihet edhe informacioni
se si jeton ai, me luksin dhe sigurinë e madhe gjatë udhëtimit jashtë vendit.
Informacioni i vetëm që dihet është se Mohammed bin Salban ka autorizuar
institucionet e Sigurisë që të trajnojnë mbi 1 mijë ushtarë të rinj që do të kujdesen për
sigurinë e qeverisë dhe familjarët e zyrtarëve suaditë.
Eshtë cështje kohe kur Mohammed bin Salban do të jetë zyrtari me më shumë
bodyguard në botë.
7. Sigurimi i Papa Franceskut
Edhe pse nga Vatikani zyrtar thonë se Papa Franceskun e ruajnë engjujt, kjo nuk është
e vërtetë pasi atë e shoqërojnë qindra oficerë të sigurisë.
Nëpër ceremoni të ndryshme fetare Papa sigurohet nga një kompani private e
sigurimit dhe sigurimi zyrtar i Vatikanit. "The Sviss Guard" është në mbrojtje të tij
dhe kjo organizatë sigurie njihet si pronarja më e madhe e armëve të zjarrit të cilat i
përdorin sipas nevojës për të kryer punën e tyre.
Në "Svis Guard" kushtet e pranimit janë shumë të rënda dhe rallë kush mund të jetë
pjesëtar i këtij grupi paramilitar. Ndërsa, ata që e fitojnë punën, janë të bekuar nga
vetë Papa për sigurinë e tyre personale. Udhëtimi i tij me Popemobile është një tregim
në vete pasi sigurimi i tij detyrohet që të vrapojë pas veturës ikonike të papës.
8. Sigurimi i Kim Jong-Un
Gjatë vizitës së Kim Jong-Un në Singapur në vitin 2018 janë vërejtur mijëra spiunë të
veshur edhe si shitës tregu, si shitës akulloresh dhe si pastrues rruge. Kur Kim Jong-
Un del nëpër qytetet e Koresë së Veriut, gjithcka është e rregulluar që të duket sikur të
gjithë bëjnë punën e tyre dhe të gjithë janë të lumtur. Nëpër vizitat e tregjeve të gjithë
janë të lumtur dhe të gjithë buzëqeshin, por, në të vërtetë në treg nuk ka asnjë qytetar
të thjeshtë. Të gjithë shitësit dhe qytetarët të cilët janë duke takuar liderin suprem,
janë spiunë dhe të gjithë në formë të rrejshme luajnë rolin e qytetarit të thjeshtë, por
në fakt ata janë duke kryer punën e sigurimit të tij. Gjatë udhëheqjes së tij, mediat
ndërkombëtare thonë se ai asnjëherë nuk ka takuar qytetar të rëndomtë të shtetit të
vet.
9. Sigurimi i Donald Trump
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka qenë një ndër
njerëzit me sigurim më të fortë në botë. Kjo ndodh me të gjithë presidentet e SHBA-
ve. Kujtojmë se Shërbimi Sekret i SHBA-ve kujdeset për sigurinë e presidentëve në
cdo situatë, vend dhe në cdo rrethanë. Duke filluar nga udhëtimet me avion, tren,
veturë, me anije dhe me helikopter.
Air Force one me dy avionë kujdeset që të rrethojnë avionin zyrtar të Shtëpisë së
Bardhë, ndërsa më poshtë, dy helikopterë të Marine One përshkojnë traektoren e
njejtë të cilën ec avioni i presidentit.
Si fakt shtesë është vetura më e përgatitur ndonjëherë për siguri të presidentëve me
emrin "The Beast" tregimin për të cilën do ta tregojmë në një tregim tjetër.
10. Sigurimi i Vladimir Putin
Kur bëhet fjalër për siguri, mendohen SHBA-të dhe Rusia. Në SHBA ka më shumë
transparencë në veprim, e kjo do të thotë se edhe tregohet më shumë për sigurinë e
presidentit të tyre. Ndërsa, në Rusi nuk ka ndonjë informacion të sakt për sigurinë e
Vladimir Putin pasi kjo konsiderohet si sekret shtetëror. Dihen shumë pak detaje. The
Federal Protection Service është e njohur edhe si "Njerëzit e Putinit".
Mijëra njerëz, zyrtarë policor të armatosur e kanë një qëllim, të ruajnë një njeri, të
cilin në formë zyrtare e quajn "Body Number One", që është trupi i Putin.
Të paktën një gjë dihet rreth detajeve për sigurinë e Putinit, se jo cdo herë Putin është
në takime brenda Rusisë. Shpeshherë në takime dhe nëpër evente të ndryshme shkon
sozia e tij dhe kjo bëhet për shkaqe të sigurisë dhe për shkaqe të ruajtjen e energjisë të
njeriut më të fortë në Rusi.
Besojmë se ju pëlqyen këto informacione… Mos harroni të na bëni Subscribe dhe të
komentoni për tema që ju interesojnë juve.
Burimi: https://www.toptenz.net/10-most-heavily-guarded-world-
leaders.php?fbclid=IwAR20krowNp8ys-BGUQ8BguiBmPNSL-
XyTgsX6ZGjgKtXuACsO7qHsR4d6tE









