Pesëmbëdhjetë automjete me targa të Maqedonisë së Veriut dhe të huaja janë tërheque dje në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, për shkak se po përgatiteshin për organizim të garave ilegale në magjistralen Tetovë-Shkup dhe anasjelltas, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndaj personave janë ndërmarrë masat adekuate dhe u janë shqiptuar sanksione për kundërvajtjet e konstatuara.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën thirrje shoferëve të mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve, të mos organizojnë gara në autostradë dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë në autostradë. Ndryshe, konform Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, automjetet e tyre do të konfiskohen brenda 90 ditëve.










