Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është arr estuar mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, nën dyshimet për te rrorizëm
Sipas mediave italiane, 19-vjeçarja me origjinë kosovare është arr estuar pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër të lëshuar nga Gjykata atje.
Sipas raportimeve, 19-vjeçarja ka qenë e martuar me Kujtim Fejzullahin nga rajoni i Tetovës, i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një su lmi terrorist në Vjenë, kishte vr arë katër persona dhe pl agosi 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vd ekur.
Po ashtu, raportohet se e arr estuara ishte e radikalizuar qysh në moshën 16-vjeçare, dhe njihej si përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik, derisa kohëve të fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milan, bashkë me vëllain e saj.
“Nuk dihet ende roli që ka pasur 19-vjeçarja në organizatën te rroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm”, shkruajnë mediat italiane, transmeton Express.








