2 GOLA NË 2 MINUTA , Berat Gjimshiti shkruan historinë e shqiptarëve në botë (VIDEO)

Besojeni ose jo, Berat Gjimshiti sonte ka shkruar historinë e futbollit shqiptar në Europë dhe botë, duke u bërë mbrojtësi dhe futbollisti i parë që shënon dy gola në ndeshjen e Europa League (ndaj Olympiacos) por edhe brenda 2 minutash…

Profesioni i tij është futbollist, por roli është mbrojtës. Megjithatë, lojtari i Shqipërisë del përpara kur duhet dhe e ka bërë sonte teksa Atalanta po humbiste 0-1.

Reklame

https://streamja.com/1N1m2

Një goditje me kokë e saktë dhe më pas me këmbë duke shënuar dy gola dhe duke festuar dopietën e parë në karrierë.

Janë edhe golat e tij të parë në Europë, por edhe të parët e sezonit!

https://streamja.com/O4Gp7