“Autizmi nuk është zgjedhje prandaj duhet një zgjidhje” është motoja e sivjetshme në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit – karavani i aktiviteteve filloi me konferencën që u mbajt në Universitetin e Tetovës në bashkëpunim me Universitetin ‘Kirili dhe Metodij’ në Shkup ku si qëllim ishte inkluzioni e fëmijëve në spektrin e autizmit.
Me ligjet e reja në Maqedoninë e Veriut, kemi arsimim inkluziv ku të gjithë fëmijët pavarësisht vështirësive duhet të kyçen në sistemin arsimor, por si vështirësi e vetme mund të themi se është adaptimi në kushtet e shkollës, kështu shprehet Blerta Qamili – Defektologe.
“Zakonisht fëmijët me spektër të autizmit duhet të marin trajtime te veçanta në qendra private dhe gjithçka rreth fëmijës autik kushton shumë, shpesh ato nuk marinë trajtimin e duhur si pasojë e mungesës financiare /statusit social te familjes. Dhe realisht kjo është një nevojë mëse e mosdoshme që familjet me fëmijë me spekter të kenë financim nga shteti i cili nuk duhet të jetë shumë simbolik po të jetë një shumë sa ti mbulojë edhe harxhimet e fëmijut dhe të siguroj pensionim të prindit të fëmijut me qëllim që prindi ti perkushtohet vetem atij” u shpreh Qamili.
Ndryshe, 2Prilli njihet si Dita Botërore e Autizimi ku është caktuar nga Ansambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007. Kjo ditë synon të risë ndërgjegjësimin në lidhje me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre./tetova1









