31 vjeçarja nga Maqedonia plagoset në një incident në Çikago

Vajza e plagosur që u qëllua dje në Çikago, me origjinë nga Maqedonia, është Ana Brankoviq-Jovanoviq. Ajo është 31 vjeçe dhe prej disa vitesh ndodhet në Çikago, ndërsa dje është qëlluar në punë në një restorant në Bur Ridge në Çikago.

Ajo ndodhet në terapi intensive dhe është plagosur nga tre plumba në këmbë, shpatull dhe krah, raportojnë mediat në gjuhën maqedonase.

Reklame

Siç bëhet e ditur, në një incident që ka ndodhur dje në lagjen e Çikagos, Bur Ridge, ka mbetur i vrarë serbi Nikola Misovic (30) dhe është plagosur vajza 31-vjeçare nga Shkupi.

Vrasësi, Jeremy Spacer, 31 vjeç, nga Arkansas, i cili punonte si shofer për Winners Freight LLC, në pronësi të të vrarit Nikola Misovic, e vrau këtë të fundit si shenjë hakmarrje pasi që ishte shkarkuar nga puna. Ai më pas ka plagosur edhe 31 vjeçaren.

Personi i armatosur u largua nga vendi i ngjarjes pas vrasjes, por policia e ka gjetur ate, por kur është rrethuar dhe thirrur të dorëzohet, i dyshuari ka qëlluar veten në kokë para policisë.(INA)