Albina Kelmendi në një romancë dashurie me biznesmenin e njohur shqiptar?

Artistja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, duket se ka nisur një lidhje të re dashurie..

Ajo siç mësohet po shijon një romancë prej një kohe me biznesmenin e njohur shqiptar, Valon Vataj.

Reklame

Kjo është parë edhe në një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale, me rastin e ditëlindjes së këngëtares.

Partneri i saj ka publikuar një fotografi në InstaStory nga pushimet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht New York.

“Urime ditëlindjen mbretëresha ime”, thuhet në postim.

Albina përndryshe ka lindur më 27 janar të vitit 1998 dhe sot është bërë 23-vjeçe.

Vataj në anën tjetër më parë kishte qenë i martuar dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë.