Kush i siguroi vendet për ministrin e Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, prokuroren Fatime Fetai dhe kryetarin e Gjykatës Themelore në Kavadar, Lazar Nanev, në ndeshjes së djeshme Itali – Maqedoni?
Pas golit të Aleksandar Trajkovskit në minutën e 92-të, në kuadër u shfaq “pishtari i ligjshëm”, i cili nuk iu përgjigj thirrjeve tona dhe as SMS-ve – që siguruan vend dhe qëndrim.
Tv 24 ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Zllatko Andonovski, me pyetjen nëse federata i ka siguruar vendet për Tupançevskit, Nanev dhe Fetait. Ai thotë – tani për tani nuk do të komentojnë.
“Faleminderit që kujdeseni për mysafirët, por deri më tani nuk kam asnjë koment për këtë. Tani jemi të fokusuar në ndeshjen me Portugalinë”, tha Zllatko Andonovski, zëdhënës i FFM-së.
Nga ana tjetër, Komisioni Kundër Korrupsionit thotë se ministri, prokurori dhe gjyqtari duhet të tregojnë se kush i ka paguar shpenzimet e udhëtimit.
“Nëse zyrtarët nuk kanë udhëtuar në kuadër të detyrave të tyre zyrtare, le të shpallin vetë se kush i ka paguar shpenzimet e udhëtimit. I bëjmë thirrje ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, prokurores së lartë publike Fatime Fetai dhe kryetarit të Gjykatës Themelore në Kavadar, Lazar Nanev, të thonë vetë se kush i ka paguar biletat dhe udhëtimet e tyre”, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalim e Korrupsionit.
Në mungesë të komenteve nga Tupançevski, Fetai dhe Nanev, nuk dihet nëse nga ndeshja e djeshme janë larguar të vetëm, zyrtarisht apo përmes FFM-së. Antikorrupsion paralajmërojnë – Nëse është dhuratë, kanë shkelur kodin etik të qeverisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Pak më vonë Fetai se ajo vetë i ka mbuluar shpenzimet për të shkuar në Palermo. FLAKA









