Të premten, më 22.07.2022, në aeroportin e Shkupit arriti edhe grupi i dytë i hanxhinjve të cilët udhëtuan nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame, me çrast u pritën nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili ishte ishte i pari që u dëshiroi mirëseardhje në vendlindje nga vendet e shenjta.
Të gjithë haxhinjtë e grupit të dytë, kryesisht nga qyteti i Tetovës dhe Gostivarit, ishin shëndoshë e mirë dhe në pritje të tyre kishin dalë shumë familjarë të cilët i pritën me lot gëzimi dhe buzëqeshje.
Haxhinjtë e BFI të RMV udhëtojnë në mënyrë të organizuar grupe- grupe me pesë aeroplanë. Grupet tjera pritet të kthehen në vendlindje ditëve në vijim.










