Ashpërsohen masat anti-Covid në kafene

Nga 15 nëntori 2021 për hyrje në çdo lloj objekti të hapur apo të mbyllur do të nevojitet certifikatë apo vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) për Kovid-19,

përkatësisht dy doza të vaksinës, ose vërtetim për Kovid-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit.

“Qeveria në mbledhje solli konkludim deri më 14 nëntor 2021 nevojitet certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, përkatësisht marrje të së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes ngjitëse Kovod-19,

ndërsa prej 15 nëntorit 2021 certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) nga virusi SARS CoV-2, përkatësisht dy doza të vaksinës kundër sëmundjes ngjitëse Kovid-19”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

#