Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është martuar me partneren e tij Marta Fascina, e cila është deputete në partinë e tij, Forza Italia.
Kjo martesë e 85-vjeçarit me 32-vjeçaren është vetëm simbolike dhe e pavlefshme ligjërisht, raporton DW.
Në këtë dasmë të organizuar të shtunën, ishin të pranishëm të gjithë miqtë dhe familjarët, përveç njërit prej fëmijëve të Berlusconit për shkak se i njëjti ishte me COVID-19.
Problemet e trashëgimisë që do të vinin nga një martesë legale, bënë që çifti të vendoste të bënte një festë por pa bashkim civil. Festa filloi në orën 13:00 në Villa Gernetto, një nga pallatet e Berlusconit në qytetin Gerno, në provincën e Mónza (në veri), ku biznesmeni dëshiron të jetë selia e universitetit të tij kushtuar studimeve politike.
Në festë morën pjesë 50 deri në 70 persona.
Berlusconi dhe Fascina e nisën lidhjen e tyre në vitin 2020, kur mediat publikuan foto të të dyve në Zvicër.
Në këto dy vitet e fundit ajo e ka shoqëruar atë në raste të shumta, si në përpjekjen e tij për t’u paraqitur si kandidat për Presidencën e Republikës, ashtu edhe kur iu janë paraqitur probleme shëndetësore.








