Propozim-ligji për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, në lexim të parë, me të cilin për herë të parë rregullohen paratë virtuale, përkatësisht kriptomjetet e njohura si kriptovaluta dhe pronë digjitale ka marrë “bekimin” e Komisionit parlamentar për çështje evropiane.
Para anëtarëve të Komisionit, propozim-ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, e prezantoi zëvendësministri i Financave Filip Nikollovski i cili theksoi se arsyet për sjelljen e Ligjit, dalin nga nevoja për harmonizimin e tij me acquis evropian përkatësisht ligjvënie në fushën e luftës krimit të organizuar, dhe dispozitave nga Direktiva 2018/843 për parandalim të shfrytëzimit të sistemit financiar për qëllimet e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit nga viti 2018.
Gjithashtu, shtoi, janë rishikuar rekomandimet e FATF dhe plotësimet e fundit në tetor të vitit 2020. Në propozim-ligjin janë vendosur edhe zgjidhje për tejkalimin e rreziqeve të identifikuar me Vlerësim nacional të rrezikut nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit të miratuar në vitin 2020.
“Me ligjin për herë të parë fillon rregullimi i kriptofushës, duke e përfshirë aspektin e rreziqeve nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit, si një nga rreziqet më të rëndësishme lidhur me paratë virtuale përkatësisht kriptomjetet duke i marrë parasysh karakteristikat e tyre me të cilat mundësohet një shkallë e caktuar e anonimitetit të pjesëmarrësve në transaksione”, tha Nikollovski.
Ai shtoi se duke i definuar kushtet e mjeteve virtuale, dhënësit e shërbimeve lidhur me mjetet virtuale, portofole për mjete virtuale, kriptomate etj, si dhe konfirmim i obligimeve për dhënësit e shërbimeve lidhur me kriptovalutat të ndërmarrin masa dhe veprime për parandalim të larjes së parave, financimin e terrorizmit, konfirmimin e mekanizmave për kontroll gjatë keqpërdorimeve potenciale me mjetet virtuale, konfirmim i organit mbikëqyrës të dhënësve të shërbimeve lidhur me mjetet virtuale nga aspektet lidhur me parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, do t’i zvogëlojë rreziqet e larta të rëndësishme, gjegjësisht shkallën e rrezikut të sistemit nacional në ballafaqimin me sfidat që i sjellin mjetet virtuale.
Me këtë, potencoi zëvendësministri i Financave, do të krijohet një mundësi reale për mbrojtjen e sistemit të pagesës dhe ekonomisë në tërësi si objekt i mbrojtjes së veprës penale larje parash dhe të ardhura tjera nga veprat ndëshkuese, ndërsa me atë edhe sistemi i tërësishëm ekonomik-financiar nga erozioni.








