Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës. Kështu bëri të ditur vet Dua përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar fotografi të ndyrshme.
“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”, ka shkruar Dua në njëren prej fotografive.
Në krah të Dua Lipës ishte tetovari Bruno Ceka i cili është i njohur si udhëheqës i diasporës shqiptare në SHBA.
Dua gjithashu ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët të realizuar me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku shiheshin duke bërë simbolin e shqiponjës.









