Tek katër fëmijë të moshës deri 5 vjeçare të cilët shkojnë në çerdhe është konfirmuar korona virusi. Burimi i virusit thuhet të jetë nga familjet e tyre, informon Zhurnal.
Testi është bërë këtë vikend dhe menjëherë janë informuar çerdhet në komunat e Aerodromit, Gjorçe Petrov dhe Karposh. 16 fëmijë dhe 4 përkëdhelëse nga të gjitha tre çerdhet janë vendosur në vetizolim.
Sipas epidemiologëve në nivel të Shkupit prej kur u hapën çerdhet deri sot nuk ka ndodhur që fëmiu t’i bartë virusin përkëdhelëses dhe fëmijëve tjerë apo anasjelltas.
Epidemiologët sqarojnë se qytetarët duhet të kuptojnë se me mos respektimin e masave dhe mbledhimeve në grupe e prolongojnë gjendjen me kovid 19. Ajo që është me rëndësi sipas profesorit Danillovski, është hapja e dritareve në klasa dhe mbajtja e detyrueshme e maskave dhe mbajtja e distancës.
Nga Qendra për Shëndet Publik sot konfirmuan një përkëdhelëse të infektuar me korona virus.//Zhurnal.mk