Botuesi i Gazetës ‘Koha’ në Shkup, Arben Ratkoceri, ka komentuar situatën e rëndë që është duke u ballafaquar Kosova me energjinë elektrike.
Retkoceri përmes një postimi në Facebook ka kritikuar VV-në, ku siç thotë ai, në të kaluarën penguan ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe tani “pa fije turpi heshtin në ndërkohë që qytetarët me orë të tëra në kohë dimri janë në terr”.
Postimi i plotë:
Paradoks, Maqedonia por edhe Serbia falë edhe thëngjillit kosovar këto ditë ka rrymë me bollëk ndërsa Kosova në terr !
Tentimin e ish-qeverive kosovare për të ndërtuar një termocentral të ri me partneritet amerikan (Contour Global) nuk e lejoi “mafia e tregëtisë” së rrymës ku qendra botërore është në Londër, ndërsa ajo rajonale në Beograd. “Mafia e Beogradit” përmes korruptimit të disa OJQ-ve e gazetarëve dhe naivitetit të disa politikanëve opozitar të kohës arriti që në emër të, gjoja mbrojtjes së ambientit, të mos lejojë ndërtimin e termocentralit të ri që Kosovën do ta shndërronte në eksportuese të rrymës e jo në importuese dhe në terr
Tani këto OJQ, gazetarë dhe politikanë – kryesisht të VV-së opozitare në atë kohë, që penguan ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” tani pa fije turpi heshtin në ndërkohë që qytetarët me orë të tëra në kohë dimri janë në terr.








