Foshnja i bëri ballë sfidës! Erdhi në jetë me peshë 700 gramësh, doli nga spitali me 2.2 kg

Një ngjarje shpresëdhënëse ka ndodhur sot në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

Foshnja e lindur në muajin e 7 të shtatzënisë, me vetëm 700 gram, ka arritur në peshën prej 2.2 kg dhe është lëshuar nga Spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklame

Viktoria pas 74 ditësh trajtim spitalor tashmë i është bashkuar gjirit familjar.

“Lehona që ka lindjen e parë u hospitalizua më datë 27 dhjetor 2021 në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – Shkup. Shtatzënia ishte e ngarkuar me shumë rreziqe, kurse lindja ishte spontane. Fëmija lindi më datë 4 janar 2022, para kohe, në javën 26, me peshë të ulët prej 700 gram, me gjatësi prej 28 centimetra. Nga Klinika u lëshua me peshë prej 2200 gram”, njoftuar nga KUGJA – Shkup, transmeton TV21.