Gjykata regjistron statutin e dalë nga Kuvendi i Rithemelimit të PD

Gjykata e Tiranës regjistron statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i njohur edhe si Kuvendi i Rithemelimit të PD.

Me vendimin e dhënë paraditen e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës, tashmë PD do të ketë një statut të ri.

Reklame

Drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjykatës së Tiranës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha, kanë rënë.