Grubi: Bilall Kasami dhe Arianit Hoxha me 20 tetor erdhën në kabinetin tim

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka publikuar në Facebook një deklarim ku pretendon se Bilall Kasami dhe Arianit Hoxha kanë shkuar në kabinetin e tij ku kanë kërkuar mbështejte për Tetovën dhe Zhelinën.

“Të mërkurën, më 20 tetor 2021, në ora 14:45, z. Bilall Kasami bashkë me z. Arianit Hoxhën erdhën në ministrinë për sistem politik në Shkup, në kabinetin tim, me kërkesën e tyre, që ta takojnë z Ali Ahmeti për ta kërkuar mbështetjen e tij për Tetovën dhe Zhelinën.

Këto takime nuk janë armiqësore dhe nuk duhet të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe midis partive tona politike, këtë e presin qytetarë tanë.

Fundja, po deshën dëshmi elektronike nga ky takim gati dy orësh, ua mundësojmë lehtësisht dhe menjëherë”, ka shkruar Grubi.