Haxhilerët nisen për Medinë (VIDEO)

Si krejt haxhilerët e botës, edhe 741 kosovarët kanë hyrë në fazën e fundit të haxhit.

Kjo duke e bërë sot edhe hedhjen e guralecëve në vendin e shenjtë në Mekë, që është traditë e para mijëra vjetëve.

Reklame

Ky veprim i besimtarëve vjen në ditën e parafundit të largimit nga Qabeja, kur edhe do të përshëndeten me Qabenë e bekuar.

Rrugës drejt vendit ku pushon i dërguari i Zotit, do të qëndrojnë nga e mërkura për një javë, e prej aty më 19 e 20 korrik do kthehen në Kosovë.

Përfundimi i haxhit njëkohësisht është edhe përmbushja e kushtit të pestë të fesë islame.