Ja kush emërohet drejtor në vend të Zudi Kokës te Higjena Komunale Shkup

Kosana Mazneva sot është emëruar drejtoreshë e re e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup. Mazneva ka më shumë se 15 vjet përvojë, nga të cilat si udhëheqëse e departamentit të natyrës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, inxhinier përgjegjës dhe këshilltar për mjedisin jetësor në SHA Elektranat në Maqedoni dhe ish deputete në dy mandate, raporton Klan M.

Shkollimin e lartë e kreu në Fakultetin Shkencë-Matematikor në Shkup.

Reklame

Mazneva u emërua pas shkarkimit të ish drejtorit Zudi Koka Enuzi nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. /KlanMacedonia/