Kasami mban premtimin, për 3 javë bën realitet ujësjellsin për lagjen “Dardania” (VIDEO)

Pas shumë ankesave nga banorët e lagjes “Dardania”, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami para 3 javësh vizitoi këtë lagje ku realizoi takim me banorët e saj.

Kasami para banorëve premtoi që me angazhimin maksimal të tij dhe ekipit të tij, problemi i ujit për banorët e kësaj lagje do të zgjidhet shumë shpejt.

Reklame

Ai përmes një video në rrjetin social Facebook, ai sot ka njoftuar se rrjeti i ujësjellësit për lagjen “Dardania” është lëshuar në përdorim dhe se banorët e kësaj lagje do të kenë ujë për pije