Finalja e Champions League e këtij sezoni ishte vendosur të luhej më 29 maj në Shën Petersburg të Rusisë.
Por tensionet e javëve të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës mund ta ndryshojnë këtë.
Raportohet se UEFA do të ndërhyjë për të përzgjedhur një stadium tjetër për të luajtur finalen e kampionëve.








