Nesër fillon agjërimi, teologu Bekim Sulejmani tregon dobitë dhe aktivitetet e Ramazanit

Nesër nis muaji i agjërimit për të gjithë besimtarët musliman, ky muaj i cili konsiderohet si muaji i dijes dhe shkencës, pasi këtë muaj ka zbritur edhe Kur’ani famëlartë si udhërëfyes për mbarë njerëzimin.

Andaj dhe agjërimi edukon shpirtin pastron zemrën dhe e largon njeriun nga ligësitë, kështu u shpreh për Tetova1 teologu Bekim Sulejmani.

Reklame

Ramazani është muaji i shenjtë për të gjithë besimtarët musliman, ku karakterizohet me agjërim – ibadet si themeltar i fesë Islame ku lidh robin me krijuesin dhe e njëjta rezulton me refleksione shumëdimenzionale pasi që bënë kalitjen e shpirtit, kështu vlerëson teologu Bekim Sulejmani ai shton se ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit besimtarët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e xhamive dhe do të mund ti realizojnë ritet fetare në mënyrë kolegtive.

“Falemnderoj Zotin qe këtë vit kemi lehtësime kundrejt pandemise dhë do të mundesohet falja e namazeve dhe teravive me xhemat, kjo është një mundësi jashtëzakonisht e mirë që besimtarët të shprehin falenderim ndaj Zotit në mënyrë kolektive të bashkuar në xhami në një saf të gjithë kategoritë pa dallim pozicionit shoqëror qofte i madh ose i vogel drejtor ose puntor. Pra ramazani i llogarit të gjithë njerëzit të barabartë” tha teologu Bekim Sulejmani.

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit do të realizohen edhe shumë aktivitete humanitare fal donatorëve brenda dhe jashtë vendit, Sulejmani shton se një ndër ato është edhe veprimtaria humanitare nga mbretëria e Arabisë Saudite ku janë paraparë 3091 pako dhe përfshinë 13 qytete në Maqeoninë e Veriut.

“Fal donatorëve brenda shtetit dhe jashtë tij që nje javë para ramazanit kemi realizuar një projekt humanitar në bashkëpunim me qendrën e mbretit Selman për ndihmë dhe veprimtari humanitare nga mbrëteria e Arabisë Saudite dhe kemi shpërndarë gjithsej 3091 pako dhe kemi përfshirë gjithë teritorin e Maqedonisë së Verit duke perfshire 13 qytete, disa komuna dhe shumë fshatra. Gjatë ramazanit planifikojmë të shpërndajmë edhe pako të tjera qe sadopak në ketë kohe krize dhe rritje të çmimeve ,me kete ndihmese sadopak të ua zbusim zemrat nevojtarëve andaj shprehi falendërim dhe mirënjohje ndaj gjithë donatorëve dhe aktivistëve dhe njerëzve me vullnet të mirë që na ndihmojnë në realizimin e projekteve humanitare” deklaroi teologu Bekim Sulejmani për Tetova1.

Ndryshe muaji i Ramazanit konsiderohet si muaji i shenjtë për tē gjithë besimtarët mysliman ku me atë të agjërimit besimtari privohet nga haja, pija e cila konsiderohet si pasteim i shpirtit dhe trupit.