Njihuni me qenin në Istog i cili di mbledhje, zbritje e shumëzim (VIDEO)

Ka mbajtur raca të ndryshme të qenve. Mirëpo, me asnjërin prej tyre nuk është shoqëruar si me këtë që ka tani. Fatlum Ademaj nga Istogu ka filluar ta trajnojë qenin e tij Malinois kur e kishte vetëm një vjeç.

Gazetare: Egzona Shahini

Reklame

Mirëpo, qenit të tij, Xhungos, nuk i pëlqen fakti që pronari i tij ndonjëherë nuk ka mundësi t’i kushtojë vëmendje.

Ajo çfarë e bën të veçantë Xhungon është inteligjenca e tij.

Për një kohë të shkurtër duke bashkëpunuar me pronarin e tij, ka mësuar matematikën gjë të cilën e shfaq përmes lehjeve të tij.

Videon mund ta shikoni më poshtë.