Osmani: Nëse themi “po”, BE-ja do të thotë “mirë se vini në hapjen e negociatave për Maqedoninë

Nëse themi “po”, korniza miratohet menjëherë, ndërsa të nesërmen mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. BE-ja do të thotë “Mirë se vini në hapjen e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe kjo është deklarata për hapjen e konferencës dhe fillimin e skriningut. Fillojnë negociatat ashtu siç kanë filluar të gjitha vendet, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ai në Telma tha se në procesin e anëtarësimit në BE nuk ka pasur një vend që të mos ketë pasur ndonjë moment specifik dhe pothuajse në çdo proces të veçantë anëtarësimi, Brukseli shpik një zgjidhje kreative.

Reklame

Ministri sqaroi se duhen ndryshime në dy vende në Kushtetutë në preambulë ku thuhet “populli maqedonas, pjesë e popullit shqiptar, populli turk, serb, rom, vlleh, boshnjak etj” për të shtuar “një pjesë të popullit malazez, popullit kroat, popullit bullgar” dhe më pas në amendamentin 12, ku është Komiteti për Bashkësi Etnike pas të gjithë atyre të listuarve të qëndrojë “pjesë e popullit malazez, popullit kroat, popullit bullgar”.

“Kjo është e drejta më elementare, realisht ne nuk kemi përgjigje për pyetjen për malazezët, për bullgarët, pse të tjerët janë e jo ata. Mendoj se është në interesin tonë kombëtar që kjo të ndodhë, tha Osmani.