Një rrufe e fuqishme është kapur nga kamera e një qytetari të enjten në mbrëmje, teksa po lëvizte me veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Agron Luta ka dërguar në faqen e gazetës Koha Ditore në Facebook videon e shkurtër nga momenti dramatik.
Reklame
Pamjet tregojnë dritën e madhe që bëhet si pasojë e goditjes së rrufesë, përcjell PRESSonline.mk
Sipas tij, rrufeja e fuqishme ka lënë për disa orë pa rrymë qytetarët në Kaçanik.