Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia do të pranonte pagesa vetëm në rubla për furnizimet me gaz për “vendet armike”, të cilat përfshijnë të gjithë anëtarët e BE-së, pasi Moska u godit nga sanksione të paprecedentë për pushtimin e Ukrainës.
“Rusia tani do të pranojë pagesën për gazin natyror të eksportuar në vendet armike vetëm në rubla”, tha presidenti rus Vladimir Putin në një mbledhje të qeverisë sot, e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
“Kam vendosur të prezantoj një sërë masash për të transferuar pagesën për furnizimet tona të gazit në vendet armike në rubla ruse,” tha Putin. Ai i dha Bankës Qendrore dhe qeverisë një javë për të përcaktuar procedurën e operacioneve për blerjen e rublave në tregun e brendshëm për importuesit.
Putin shtoi se Rusia do të vazhdojë të furnizojë gaz në përputhje me qëllimin dhe parimet e çmimeve të kontratës. Vetëm monedha e pagesës do të ndryshojë.









