Qeveria kërkon nga qytetarët të mos blejnë rezerva ushqimore!

Qeveria dje edhe njëherë apeloi, qytetarët të jenë të qetë dhe të mos frikohen – produkte ushqimore ka, rezervat e mallrave janë në nivel të kënaqshëm, ndërsa goditje çmimi nuk pritet.

Gjendja ndiqet dhe nëse vlerësohet se është e nevojshme, shteti do të intervenojë.

Reklame

Siç informon Qeveria, ndërmerren të gjitha masat që të ruhet standardi, Sipas paralajmërimeve të Bankës Qendrore, sërish, kursi devizor i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet.

“Vendi ynë ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave. Qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime të produkteve themelore të ushqimit.

Për momentin nuk ka nevojë të vendosen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e produkteve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, pa përfshirë ditët e të cilat mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore. Vazhdojmë me furnizimin e rezervave shtetërore, siç është paraparë në programin vjetor, ndërsa si Qeveri i shqyrtojmë nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për diçka të tillë, theksojnë nga Qeveria.